Pas sezonit, kërkesa dhe oferta konkrete për Majkëll Olisen mund të mbërrijnë në kampin e Bajernit. Drejtuesit e klubit duan të shmangin këtë skenar dhe po përgatiten për të ardhmen.

Pas një sezoni debutues mbresëlënës te bavarezët, Olise ka shkëlqyer edhe në këtë pjesë të parë të sezonit; statistikat flasin vetë. Nuk është çudi që drejtuesit e Bajernit duan ta mbajnë sa më gjatë lojtarin e krahut.
Klube në Angli po përgatisin oferta konkrete me shifra të mëdha, në vlerë 10-shifrore, për ta larguar mesfushorin nga Mynihu verën tjetër. Edhe PSG dhe një klub spanjoll raportohet se po e ndjekin nga afër Olisen.
Megjithëse francezi nuk ka klauzolë lirimi në kontratë – siç ka theksuar drejtori sportiv Eberl – Bajerni dëshiron të përgatitet ndaj përpjekjevë të “gjigantëve financiarë” për ta rrëmbyer atë.








