Trajneri Hansi Flik doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Barcelonës kundër Guadalaharas në Kupën e Mbretit. Ai nuk zbuloi se kush do të jetë në portë, por përjashtoi të paktën, Joan Garsian.
“Në këto ndeshje, duhet të luash siç luan në LaLiga. Ne jemi favoritë dhe duhet të jemi të përgatitur. Dua të shoh cilësi në fushë. Portieri? Nuk kemi vendosur. Do t’u japim edhe 24 orë të tjera për t’u rikuperuar dhe do ta shohim nesër.”
Ter Shtegen- “Mark është një portier fantastik. Ne kemi tre portierë fantastikë dhe jam i kënaqur. Do ta shohim. Joan është numri një. Shezni pati një sezon fantastik vitin e kaluar, dhe këtë sezon na dha stabilitet kur Joan u lëndua. Dhe ai është gjithashtu i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes.”
Portieri- “Joan do të pushojë nesër. Dua të flas me lojtarët dhe para ndeshjes do të them se kush luan, Mark apo Shezni. Sot nuk është një ditë për vendime. Është një ditë rikuperimi”.
Rrotacionet- “Do të vendosim nesër. Robert është me ne dhe u stërvit individualisht. Do të vendosim nesër. Duam të fitojmë, kjo është gjëja më e rëndësishme.”
PANORAMASPORT.AL








