Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, reagon Berisha: Punuan për PS, përdorën postet si Dash Sula


Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës,

foto ilustrim: berisha-burgija dhe boshku

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me përjashtimin e dy këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Durrësit, Arlind Boshku dhe Dritan Burgija, duke i shpallur tradhtarë. Në konferencën për mediat, Berisha i akuzoi se kanë punuar për Partinë Socialiste gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. 

Sipas Berishës, anëtarët kanë shpërdoruar besimin e dhënë, ndërsa e krahason me rastin e ish-deputetit Dashnor Sula. Berisha shprehet se kush ‘kush punon për kundërshtarin ka dalë vetë nga partia’

“Së pari, më duhet të them se këtu, para jush, në mënyrë të përsëritur, por edhe para anëtarësisë së partisë në Durrës, këta dy zotërinj janë denoncuar nga Sali Berisha për qëndrimet e tyre antistatutore gjatë fushatës elektorale dhe qëndrimet si këshilltarë të PD-së në këshillin bashkiak të Durrësit. Njëri kryetar, tjetri këshilltar. Pra, ata që pretendojnë se janë ndëshkuar për fjalët, për mendimet, ata mashtrojnë veten dhe mashtrojnë të tjerët. Në mënyrë absolute, jo. Por ata të cilët ngatërrojnë fjalët dhe mendimet, të cilat në këtë parti kanë qenë dhe do mbeten gjithmonë të lira, me qëndrimet, ata bëjnë një gabim që duhet ta rishqyrtojnë. Nuk ka asnjë lidhje se nuk mund të më citojë kush një deklaratë të tyre. Më thoni ju mua një deklaratë që ata kanë bërë. Jo. Asnjë deklaratë nuk kanë bërë ata. Nuk kam unë një deklaratë. Çdo njeri është i lirë të bëjë çdo deklaratë që do, liria e mendimit është e garantuar. Por qëndrimet janë qëndrime. Në qoftë se ti, në fushatë elektorale në betejë, besimin që ta dhanë, sekretar politik dege, e përdor si Dash Sula, atëherë ti e përjashton veten nga partia dhe organet.
Në qoftë se punon për kandidatët e PS, dhe jo për kandidatët e PD duke mbajtur postin që ke, ti ke mbajtur një qëndrim që ke nxjerrë veten vetë jashtë partie.”, deklaroi Berisha.

Përmes një njoftimi zyrtar, që mban datën 23 mars dhe është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Flamur Noka, PD njoftoi përjashtimin e dy këshilltarëve demokratë në Durrës. Sipas vendimit, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku janë përjashtuar për shkak të shkeljeve të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin. 

Ky vendim nxiti reagime të ashpra dhe reagime të forta, edhe nga vetë dy antarët. Përmes deklaratave publike, si Burgija ashtu edhe Boshku e cilësuan akt absurd, të padrejtë dhe politikisht të motivuar. Gjithashtu, ata akuzuan drejtuesit për mungesë transparence dhe meritokracie./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top