Bajer Levrkusen nuk po e përballon vigjiljen e ndeshjes ndaj Mançester Sitit në Ligën e Kampioneve në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra gjermane ka pësuar një peripeci të vogël para udhëtimit drejt Anglisë ku do të luhet ndeshja.

Ekipi ishte planifikuar të nisej në orën 15:55 nga aeroporti i Këlnit me udhëtimin çarter që kishte destinacion Mançesterin. Avioni kishte kryer procedurat dhe kishte dalë në pistë. Por në mënyrë të papritur, ishte kthyer edhe një herë te vendi i parkimit.
Piloti u kishte shpjeguar lojtarëve dhe stafit se kishte një problem me ngarkesën e bagazheve që kishte me vete avioni. Më pas, kishte dalë edhe një problem tjetër me makinën e shoqërimit, duke detyruar pilotin të pranonte se nuk dinte sa do të zgjaste pritja.
Më në fund, rreth orës 17:20, pas më shumë se dy orësh në avion për lojtarët dhe stafin, ishte hapur drita e gjelbër dhe skuadra ishte nisur drejt Anglisë.
PANORAMASPORT.AL








