TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i ka dorëzuar sot kryeministrit Edi Rama, progres-raportin për Shqipërinë të hartuar nga Komisioni Europian. Gjatë një konferencë të përbashkët nga Kryeministria, Gonzato përgëzoi Shqipërinë për arritjet pozitive, ndërsa shprehu edhe një herë gatishmërin e BE për ta mbështetur në rrugëtimin e saj të integrimit. Zyrtari europian thekson më tej se raporti vëren dhe vlerëson ambicien e Shqipërisë për të ecur përpara në negociata.
“Dje Komisioni Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë, ku 5 prej 6 kapijtujsh, janë hapur. E gjithë kjo është arritur në një shpejtsi të jashtëzakohsme. Duhet të shfrytëzoni këtë mundësi unike, ku po hyni në një fazë vendimtare. Siç konfirmoi dhe shefja e Komisonit, Ursula Von Der Leyn, KE është gati të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të rrugës së saj. Përmbushja e piketave është ndër gjërat më të rëndësishme. Pa përmbushjen e tyre nuk mund të mbyllet një kapitull tjetër. Shpresojmë që të gjitha forcat poltike ta konsultojnë raportin. Raporti i Zgjerimi për Shqipëirn është pozitiv. Vlerëson nivelin e lartë të ambicies për të ecur përpara me negociata. Raporti vëren që shqipëria ka vazhduar të jetë në përputhje të plotë me modilin e politikës së BE.”, tha Gonzato.
Konferenca vjen një ditë pasi Bashkimi Europian publikoi progres-raportin për vendin tonë. Ditën e djeshme, BE publikoi progresi raportin për Shqipërinë për vitin 2025. Raporti vlerëson hapat e ndërmarra në procesin e negociatave nga vendi ynë, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e 11 majit. Në raport, Shqipëria vlerësohet si vend që ka përparuar në hapat drejt integrimit me hapjen e grupeve negociuese dhe në përfitimet e Planit të Rritjes. Ndërkoë, raporti ka rreshtuar kritika dhe ka ngritur shqetësime në lidhje me median në Shqipëri. Progres-raporti ngre shqetësime serioze për mungesën e vetërregullimit, polarizimin e skajshëm dhe presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht në mediat online. Gjithashtu, në raport thuhet se ndalimi i Tik Tok u arsyetua në pulik si masë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme, ndërkohë që aktualisht aplikacioni është i aksesueshëm në gjithë Shqipërinë dhe nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për heqjen e ndalimit nga qeveria./ZËRI




