Përdorues i kokainës, si e shkatërroi karrierën dhe jetën dy herë fituesi i “Këpucës së Artë”

Përdorues i kokainës, si e shkatërroi karrierën dhe jetën dy herë fituesi i “Këpucës së Artë”

Nov 17, 2025 | 17:39






























Mario Zhardel, dy herë fitues i “Këpucës së Artë” në Europë, në vitet 1999 dhe 2002, dikur i vlerësuar si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kohës së tij, e pa karrierën e shkëlqyer të shembej për shkak të varësisë nga kokaina. Ish-shokët e skuadrës kujtojnë se si gjithçka ndryshoi papritur: “Erdhi një taksi dhe ai u zhduk…”

GALA UEFA 02 SPORTING DE LISBOA 01/02

Ndërkohë, sh-trajneri i tij te Sportingu, Laszlo Boloni, ka folur për Zhardel dhe problemet e tij me kokainë, duke e cilësuar edhe si lojtarin më problematik që kishte menaxhuar.

“Lojtari më i vështirë për t’u stërvitur dhe ai me të cilin kisha më shumë probleme, ishte Zhardel. Prindërit e tij ishin alkoolikë, ky ishte problemi. Unë shkruaja formacionin në tabelë, para lojtarëve, e vendosja në formacionin titullar dhe mjeku më thoshte se nuk ishte e mundur sepse Zhardel kishte… (ai kalon gishtat mbi hundë). Ata e testonin për të parë nëse mjeku mund ta autorizonte të luante dhe ai rezultonte pozitiv”, përshkroi Boloni.

“Në vitin 2002 mora mbidozova kokainë dhe qëndrova zgjuar për shtatë ditë. Për ju që më shikoni, kjo nuk është aspak shembull. Punësova femra, qëndrova në atë mënyrë jetese duke menduar se nuk do të më ndodhte asgjë, se gjithçka ishte në rregull,” pranoi Zhardel në vitin 2022 gjatë pjesëmarrjes në reality shoë-n “Big Brother”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top