“Për ndeshjen kundër Realit mos më pyesni tani”, trajneri Flik e ka mendjen vetëm te Championsi

“Për ndeshjen kundër Realit mos më pyesni tani”, trajneri Flik e ka mendjen vetëm te Championsi

Oct 21, 2025 | 13:56






























Hansi Flik është bërë një person tjetër që kur mbërriti te Barcelona.FlikVetë trajneri i Barçës e pranoi këtë në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Olimpiakos, pasi u pyet për përjashtimin e tij nga fusha kundër Gironas dhe festimin e tij të zjarrtë pas golit të Araujos në minutën e fundit që i dha fitoren. Më pas mbase edhe e relaksuar nga fitorja in extremis e skuadrës së tih kundër Gironës ka gjëtur momntin për të bërë shaka kur e kanë pyetur për gjykimet.

Flik bën shaka për gjyqtarët: “Ke qenë këtu shumë më gjatë dhe di më shumë.” “Nuk jam më nervoz, ndoshta emocionet e mia nuk janë të njëjta si më parë. Më kujtohet kur isha trajner i Bayern Munich, kishte imazhe të fitores sonë 8-2 kundër Barçës, që nuk buzëqeshja kurrë me tetë gola. Tani kam më shumë emocione. Ky klub më ka ndryshuar plotësisht. Ajo që mund të them është se e dua këtë klub, e dua Barcelonën, i dua njerëzit këtu, është e pabesueshme dhe jap gjithçka për këtë klub. Jetoj për klubin. Nuk më pëlqejnë këto gjëra kur e shoh veten në TV, për të qenë i sinqertë, dhe nuk më pëlqen që nipërit e mbesat e mia ta shohin gjyshin e tyre në atë gjendje, kështu që ndoshta duhet të ndryshoj sjelljen time”, tha Flik me një ton të relaksuar.

Flik u pyet gjithashtu në lidhje me ankesën e klubit kundër përjashtimit të tij, me qëllim që gjermani të ishte në stol në Santiago Bernabéu për “Clásicon”, por trajneri ishte i përqendruar në ndeshjen kundër Olimpiakos dhe ka lënë mënjanë çështjen deri pas ndeshjes kundër grekëve. “Mos më pyesni për Sfidën me Realin e Madridit, të mbarojmë njëherë me Olimpiakosin pastaj flasim” – ka përfunduar trajneri i skuadrës katalanase. Megjithatë për sfidën kundër grekëve shifrat flasin për Barcelonën, e cila në dy sfida nuk ka humbur asnjë, ndërkohë që Olimpiakos në Spanjë nuk ka fituar asnjë ndeshje.

DRITAN LUNDRA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top