“Pensionistët, ‘luani’ i buxhetit 2026″/ Rama: Bonusi do shpërndahet përpara festave


"Pensionistët, 'luani' i buxhetit 2026"/ Rama: Bonusi

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë me banorët e Tiranës në Njësinë 5, foli për projektbuxhetin e vitit 2026, ku në fokus do të jenë pensionistët. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për rritje e pensioneve që do të vijojë përgjatë mandatit të katër. Kreu i qeverisë theksoi se pjesa e ‘luanit’ në buxhetin 2026 për katër vitet e ardhshme, u adresohet pikërisht pensionistëve. Rama shtoi se shpërndarja e bonusit do të bëhet para festave, ndërsa nga janari 2026 do të nisë një rritje progresive e pensioneve.

“Pjesa e luanit në buxhetin e katër viteve të ardhshme, është pjesa që më në fund i takon pensionistëve. Kam dëgjuar dhe një muhabet tjetër që nuk do japim bonusin e këtij viti…Pensionistët do të marrin bonusin që kanë marrë dhe që u është premtuar, edhe këtë vit, përpara Vitit të Ri”, deklaroi Rama.

Projektbuxheti i vitit 2026 u publikua me datë 4 nëntor. Nga shifra prej 8.8 miliardë lekësh, 100 milionë euro do të shkojnë për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve. Fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro. Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin parashikohet rreth 10 miliardë lekë.

Sa i përket institucioneve të drejtësisë, rritjen më të madhe e ka Këshilli i Lartë Gjyqësor me gati 12 milionë euro më shumë, duke marrë për vitin 2026 gjithsej 68 milionë euro. Edhe SPAK merr një buxhet më të madh për vitin 2026. Prokuroria e Posaçme do të ketë në dispozicion 21 milionë euro nga 18.8 milionë që kishte vitin e kaluar./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top