TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur të mos ankimojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë, deklaroi se partia nuk do të angazhohet më tej për këtë çështje.
“Duhet të kërkojmë falje publike për deputetët që firmosën për Avokatin e Popullit. Rama le ta gëzojë, ne nuk do merremi me këtë në Kushtetuese. Ky ishte një gabim dhe duhet ta pranojmë”,– mësohet se ka thënë Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura.
Diskutimi u zhvillua ndërsa PD shpjegoi se deputetët që kishin firmosur për kandidatin Endrit Shabani, brenda afateve ligjore, tërhoqën më pas firmat e tyre. Berisha theksoi se kjo nuk do të ndryshojë qasjen e partisë, duke nënvizuar nevojën për transparencë ndaj qytetarëve./ZËRI



