PD mban sot protestë para Kryeministrisë, detaje nga organizimi


PD mban sot protestë para Kryeministrisë, detaje nga organizimi

Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike mban sot protestën para Kryeministrisë, në orën 18:00. Organizimi i të hënës, të cilin PD e ka quajtur si “Parlamenti para Kryeministrisë”, ndërsa shënon tubimin e parë të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Siç është bërë me dije pak ditë më parë nga selia blu, aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore në Bulevardin e kryeqytetit, dhe është radha e skenarit për protesta kombëtare

Kryedemokrati Sali Berisha e cilëson si hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga RamaduroNë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, Berisha shprehet se ilflimi i platformës parlamentare përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet, në kushtet kur opozita nuk lejohet të flasë në Parlament. 

“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare,” shkroi Berisha.

Ndërkohë, disa orë më parë, në prag të protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike, Kryeministria është “blinduar”. Godina e Qeverisë është ‘veshur’ me mbrojtëse metalike dhe struktura hekuri./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top