PD kërkon interpelancë me ministrin Lamallari: Krimi i organizuar ka arritur të futet deri në Polici


PD kërkon interpelancë me ministrin Lamallari: Krimi i organizuar ka

Besfort Lamallari

TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, lidhur me situatën në Policinë e Shtetit dhe shqetësimet për korrupsionin. Në shkresë thuhet se PD do t’i kërkojë llogari Lamallarit për atë që ata e cilësojnë si ndikim i krimit në Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera të sigurisë.

Opozita në kërkesën e parashtruar i referohet gjetjeve të Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025. Sipas këtij raporti, pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra, Policia e Shtetit vijon të mbetet e ekspozuar ndaj korrupsionit.

Demokratët theksojnë se procesi i vlerësimit kalimtar dhe verifikimit të integritetit të punonjësve të policisë (vettingu në polici) nuk ka dhënë rezultatet e pritshme, duke mbetur i kufizuar. Gjithashtu, në raport evidentohet se ka pasur raste intimidimi dhe kërcënimi ndaj gazetarëve, përfshirë edhe raste të lidhura me zyrtarë të lartë apo punonjës policie.

Në kërkesën për interpelancë, opozita kërkon shpjegime nga Ministri i Brendshëm për masat konkrete që janë marrë për të luftuar korrupsionin në radhët e policisë, për ecurinë e procesit të vettingut dhe për garantimin e sigurisë së gazetarëve.

PD kërkon interpelancë me ministrin Lamallari: Krimi i organizuar ka

DOKUMENTI

Poll



Source link

Scroll to Top