TIRANË- Partia Demokratike (PD) ka depozituar sot kërkesën pranë Komisionit Qendror të Zgjedhejve (KQZ) për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntori.
Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në 5 bashki, nga 6 gjithsej që janë aktualisht pa drejtues, përfshirë edhe Tiranën. Por, zgjedhjet në kryeqytet do të mbahen pasi të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi ankimimin që Erion Veliaj ka bërë ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj.
Konkretisht zgjedhjet do të mbahen më 9 nëntor, në bashkitë Mat, Cërrik, Tepelenë, Vlorë dhe Berat.
Partia Demokratike ka vendosur të marrë pjesë në këto zgjedhje duke mbështetur kandidatë të pavarur. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatët e saj për të gjitha bashkitë./ZËRI



