TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është parë të futet në Kryeministri vetëm pak orë pasi u mor e pandehur nga SPAK. Burime bëjnë me dije se Balluku ka qëndruar për rreth 30 minuta brenda në godinën e Kryeministrisë. Nuk dihen më shumë detaje, nëse zhvilloi ndonjë takim, apo shkoi në Kryeministri për mbledhjen e qeverisë ku pritet të merret edhe vendimi për përcjellen e Fatos Nanos në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.
Balluku u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK, teksa u paraqit pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pasi u mor në pyetje për rreth 40 minuta, zv.kryeministria konfirmoi hetimet, teksa shpreh besimin në organet e drejtësisë.





