Pasaporta e bllokuar në GJKKO! Provat & USB e SPAK të ‘kyçura’ në Kuvend, çfarë do të vendosë nesër Këshilli i Imunitetit për Ballukun


Pasaporta e bllokuar në GJKKO! Provat & USB e SPAK të

Belinda Balluku

TIRANË-Çfarë do të ndodhë me çështjen e zëvëndëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku?

Një kërkesë me firmën e kreut të SPAK Altin Dumani u dërgua në Kuvend më 16 dhjetor, ku kërkohet autorizim për arrestimin e, zv.kryeministres Belinda Balluku. Provat dhe një material USB në lidhje me hetimin ndaj Ballukut i kaluan Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, i cili e përcjell menjëherë në Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, duke vënë në dijeni edhe deputeten, ministren e njëherësh zv.ministren, Belinda Balluku.

Këshilli i përbërë nga 10 anëtarë, 5 mazhoranca dhe 5 opozita do të mblidhet nesër më 19 dhjetor. Anëtarët e Këshillit të cilët do të njohen me materialet e SPAK janë Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues, Arkend Balla anëtar zv/anëtarë, Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë. 

Kuvendi ju ka shpërndarë 10 anëtarëve të Këshillit, vetëm kërkesën e Prokurorisë Speciale (SPAK), por jo provat mbështetëse që ndodhen në një USB, siç SPAK i ka dorëzuar, me argumentin se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që këto informacione të ngelen sekret dhe ndalohet publikimi i tyre. Zyra e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi se gjatë mbledhjes së ditës së premte, ku marrin pjesë edhe prokurorët, do të diskutohet edhe si do të trajtohen këto dokumente sekret hetimor.

Këshilli pasi të ketë shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imuitetit të Ballukut me qëllim arrestimin, brenda 2 javësh harton raportin që u shpërndahet deputetëve, ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e saj. Në fund kërkesa futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare. Kuvendi me shumicë votash voton ose jo heqjen e autorizimit. Nëse Kuvendi nuk shprehet brenda 3 muajve, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion konsiderohet e rrëzuar.

Ndërkohë sot Apeli i GJKKO ka dalë me vendim lidhur me kërkesën e zv.kryeministres Belinda Balluku, si edhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj tyre me vendim të GJKKO. Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën ndalim të daljes jashtë vendit për Belinda Ballukun, ndërsa sa i takon masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres, Balluku, trupi gjykues nuk mori vendim derisa të shprehet përfundimisht Kushtetuesja.

Çfarë ka ndodhur me çështjen e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. 

Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me shumicë votash, 5 me 3, u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor. Po në të njëjtën mbledhje, dhe me të njëjtën shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi edhe pranimin e ankimimit të Qeverisë të bërë ndaj kësaj çështjeje. Për kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes, gjykata caktoi datën e seancës plenare publike: 22 janar 2026, ora 10:00. Në këtë proces do të thirren edhe SPAK, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës.

Katër ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit. Në njoftimin e ndarë për mediat, SPAK thotë se i ka kërkuar autorizim Kuvendit për arrestimin e Ballukut.

Kërkesa e SPAK

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Prokuroria e Posaçme informon se Belinda Balluku po hetohet në total për 8 procedura prokurorimi. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro)./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top