Pas zgjedhjes në krye të SPAK, Gonzato i shkon në zyrë Brahos: E përgëzova për arritjet, BE mbetet e përkushtuar!


Pas zgjedhjes në krye të SPAK, Gonzato i shkon në zyrë

Silvio Gonzato-klodian braho

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar sot takimin e tij të parë zyrtar me kreun e ri të SPAK, Klodian Braho. Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasadori Gonzato publikoi pamje nga takimi, teksa shprehet se e ka përgëzuar Brahon për arritjet e SPAK-ut deri tani. Në postim nënvizohet se se forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme.

“Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodian Braho. E përgëzova për arsyet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e saj të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të anëtarëve dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Forcimi i kapaciteteve hetimore garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare të progresit dhe rezultateve për konsolidimin e tyre. Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të gjithë SPAK-un e ligjit në Shqipëri.”, shkruhet në njoftim.

Klodian Braho u zgjodh si drejtues të SPAK në mbledhjen e KLP-së, më 11 dhjetorit, ku u votua me 7 vota pro. Prokurori Klodian Braho është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007. Ai ka qenë ndërkohë një nga figurat kryesore të SPAK-ut. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër-arreste dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Mes çështjeve të tjera të rëndësishme janë dosja “5D” dhe “Toyota Auris”. Braho është dhe pjesë e grupit të prokurorëve që ngritën akuzën për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top