TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e paralajmëruar kombëtare, një hap i radhës drejt intensifikimit të aksionit politik kundër qeverisë. Protesta pritet të nisë në orën 18:00, përpara Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi protestën pak ditë më parë gjatë mbledhjes së Kryesisë, teksa ftoi qytetarët që t’i bashkohen në atë që ai e quan “revoltë jetike”, për rrëzimin e qeverisë duke kërkuar mobilizimin e të rinjve. Protestat, sipas Berishës, do të jenë betejat që nuk do të ndalen deri në rifitimin e të drejtës së votës së lirë, qeverinë teknike dhe fitoren e Partisë Demokratike.
Protesta vjen pas zhvillimeve të fundit në politikën shqiptare, ku opozita akuzon qeverinë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Rasti më i fundit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Ndërsa kërkesa e SPAK për t’i hequr imunitetin me qëllim arrestimin e Ballukut ka nxitur edhe më shumë përplasjet e të dyja kampeve.
Protesta e sotme, pëson tubimet e zhvilluara që prej muajit nënëtor, në atë që opozita e quajti “Foltore” para Kryeministrisë. Çdo të hënë opozitë mblidhet në formë “foltoreje”, ku deputetë, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë drejtojnë akuza ndaj qeverisë Rama. Lideri demokrat Berisha është shprehur se tubimet nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë./ZËRI



