Pas Durrësit, PD përjashton 4 anëtare nga dega e Elbasanit, mes tyre Gjergji dhe Madhi: Ky s’është proces demokratik


Pas Durrësit, PD përjashton 4 anëtare nga dega e Elbasanit, mes

Alesia Balliu, Doris Madhi dhe Zheni Gjergji

ELBASAN- Sot po zhvillohen zgjedhjet për drejtuesin e ri të degës së Partisë Demokratike në Elbasan. Bëhet me dije se në garë janë 5 kandidatë, Lumturi Hasa, Durim Cekrezi, Elior Vila, Sokol Shkëlzeni dhe Alis Narazani. Ndërsa, mësohet se janë hequr nga listat e anëtarësisë disa anëtarë të PD-së.

Drejtuesja e Grupit të Këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, Doris Madhi, ka denoncuar publikisht se emri i saj është hequr pa asnjë njoftim nga lista e anëtarësisë.

“Vendimet merren në mënyrë arbitrare dhe jashtë çdo rregulli. Ky proces nuk është më demokratik”, shprehet Madhi.

Po ashtu, nga lista është hequr edhe emri i Rudina Allës, kryetare e forumit demokrat të Gruas; Zheni Gjergjit, pasi ajo u emërua drejtoreshë në Spitalin e Elbasanit dhe Alesia Balliut. Kjo e fundit ka shpallur publikisht ambicien për t’u regjistruar dhe për të kandiduar në garën për kreun e Partisë Demokratike, përballë Sali Berishës.

Disa ditë më parë PD përjashtoi si këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Durrësit Dritan Burgijën dhe Arlind Boshkun. Në lidhje me përjashtimin e tyre reagoi Berisha duke i shpallur tradhtarë. Në konferencën për mediat, Berisha i akuzoi se kanë punuar për Partinë Socialiste gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas Berishës, anëtarët kanë shpërdoruar besimin e dhënë, ndërsa e krahason me rastin e ish-deputetit Dashnor Sula. Berisha u shpreh se kush ‘kush punon për kundërshtarin ka dalë vetë nga partia’./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top