VLORË-Ish-deputeti i Elbasanit, Aurel Bylykbashi është caktuar drejtues politik i Partia Demokratike e Shqipërisë për qarkun e Vlorë. Emërimi zyrtar është bërë sot nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Bylykbashi ka qenë ish-deputet i kësaj force politike në të shkuarën dhe ka një eksperiencë në riorganizimin e degëve lokale dhe në mobilizimin e elektoratit.
Bylykbashi pason Bujar Leskajn, i cili dha dorëheqjen më nëntor të 2025. Leskaj ishte me mendimin që partia të kalonte në një analizë të detajuar dhe të gjithanshme të situatës aktuale.
Partia Demokratike e Shqipërisë Dega Vlorë ka njoftuar gjithashtu zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të degës, një hap që synon ristrukturimin dhe aktivizimin e mëtejshëm të strukturave të partisë në nivel lokal./ZËRI




