Pas Championsit, Juventusi i Spaletit kërkon fitoren në kampionat

Pas Championsit, Juventusi i Spaletit kërkon fitoren në kampionat

Nov 29, 2025 | 10:52






























Juventus pas suksesit në Champions ndaj Bodos do të kërkojë të rikthehet te fitorja edhe në kampionat. Të shtunën bardhezinjtë presin Kaljarin në shtëpi, me teknikun Spaleti që pritet ti besojë nga minuta e parë në sulm, Dushan Vlahoviç.

juve

Luçiano Spaleti, trajneri i Juventusit, kërkon sinjale të qarta nga skuadra e tij. Pas suksesit në Champions ndaj Bodo Glimt, tekniku i bardhezinjve pret reagim pozitiv edhe në kampionat. I shqetësuar për performancën e ekipit, Spaleti po kërkon përmirësim në aspektin e angazhimit dhe performancës, duke fokusuar vëmendjen tek Dushan Vlahoviç, sulmuesi i Juventusit që mund të jetë në prag të një vendi titullari në formacionin e skuadrës.

Pas disa ndeshjesh ku ai nuk ka arritur të arrijë nivelet e pritshme, Vlahoviç është i gatshëm të bëjë një hap përpara. Spaleti beson se ai ka potencialin për të udhëhequr sulmin dhe për të pasur një ndikim të rëndësishëm për Juventusin. Pritshmëritë për sulmuesin janë të mëdha dhe mundësitë e tij për të qenë titullar janë gjithnjë e më të larta. Skuadra bardhezi është në fazën fillestare të të kuptuarit të strategjisë dhe mënyrës së lojës që tekniku Spaleti kërkon prejAi kërkon që skuadra të qarkulloj më shumë topin e të luajë më horizontalisht, ndaj për këtë Spaleti është parë vazhdimisht të orientojë lojtarët e tij, duke nisur nga mbrojtësit për të përqafuar këtë mënyrë loje. Ndaj Kaljarit thuajse e sigurtë mungesa e Gatit në mbrojtje, me Spaletin që pritet të startojë me holandezin Kopmeniers sërish në mbrojtjen me 3, një gjetje e teknikut, që duket se po funksionon si duhet. Ndaj sardëve është e ndaluar të gabohet, me Juventusin që do të tentojë të mos humb ritmin e skuadrave kryesuese, për të mos shumë herët nga gara për titull.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top