Pas 3 orësh, Berisha njofton mbylljen e protestës: Lironi të arrestuarit! Do të mblidhemi sërish…(VIDEO)


Pas 3 orësh, Berisha njofton mbylljen e protestës: Lironi të

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur në një prononcim për mediat përpara selisë blu, duke përgëzuar protestuesit, teksa bëri thirrje që të lirohen të shoqëruarit nga policia. Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës e cila ka zgjatur për tre orë, ndërsa theksoi se do të ketë një njoftim për protestën e radhës. 

Lideri demokrat ftoi protestuesit që të mos ndalen, duke iu thënë se po bëjnë histori në këtë fushëbetejë. 

“E garantoj që protestuesit do të përleshen me Edi Ramën, mos ndërse policinë kundër protestuesve, i bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligje dhe as moral, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së tij e ka të vjedhur. Me këtë betejë, do të jetë kilometri ynë i fundit, kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë që në absolute me gjithë dokumentacionin nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje vetëm me urdhër të Edi Ramës. Protesta e radhës do të njoftohet dhe variantet e saj. Tani jemi në fushëbetejë dhe nuk ndalemi deri në rrëzimin e tij. Bravo! Po bëni historinë, ky është popull vigan!”, tha Berisha.

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top