Parashikimi i Alegrit: Këtë vit duhen më shumë pikë për Champions e më pak për titullin. Nuk është turp të luash në mbrojtje

Parashikimi i Alegrit: Këtë vit duhen më shumë pikë për Champions e më pak për titullin. Nuk është turp të luash në mbrojtje

Nov 27, 2025 | 17:42






























Masimiliano Alegri mendon se rivaliteti mes shumë skuadrash në Serinë A, ka bërë që tashmë të jetë më e ndezur lufta për katër vendet e para që të sigurojnë një biletë në Ligën e Kampioneve.

alegri

Ai pranon se ky është objektivi i skuadrës në këtë sezon, teksa më pas ka theksuar se mënyra e lojës që po bën Milani, nuk ka asgjë për t’u turpëruar për sa kohë sjell rezultatet e duhura.

“Mjaft folëm për derbin, kemi një ndeshje me Lacion përpara që nuk do të jetë e thjeshtë, ne duhet të mendojmë vetëm për objektivin përfundimtar që është hyrja në Ligën e Kampioneve. Dhe nëse shohim klasifikimin, tani ka 7 skuadra të mbledhura në 7 pikë, një ekuilibër total, që më bën të mendoj se kuota e pikëve për të hyrë mes katër të parave do të jetë më e lartë se vitet e tjera, ndërsa ajo e titullit mund të jetë më e ulët.

Nëse do të kishim humbur me Interin, sot do të ishim 5 pikë larg kreut. Ndaj në të mirë apo në të keq, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kritikat për lojën? Kishim situata ofensive ku mund të kishim bërë më mirë, por nuk është turp të mbrohesh kur nuk kemi topin. Pastaj mbrojtësit tanë duhet të kenë dëshirën të mbrojnë, të duelojnë me kundërshtarët dhe në këtë aspekt po rritemi.

Menja? Ka qenë gjithmonë një nga portierët më të fortë në qarkullim, nuk me çudit rendimenti i tij. Kontrata? Për atë mendon klubi, i cili po punon”, tha Alegri ndër të tjera para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top