Në një intervistë me Esporte Record, Karlo Ançeloti donte t’i dërgonte një mesazh të qartë Nejmarit, duke përfshirë edhe Vinicius Zhunior në diskutimin e përzgjedhjes për Kupën e Botës 2026.
Trajneri i Brazilit përsëriti se, për të qenë pjesë e listës përfundimtare, askush nuk do të ketë akses preferencial, ata do të duhet të jenë në formë të shkëlqyer.
“Për të shkuar në Kupën e Botës, duhet të jesh 100%. Kemi shumë lojtarë shumë të fortë dhe unë duhet të zgjedh se kush është më i miri. Nuk ka të bëjë vetëm me Nejmarin, është e vërtetë edhe për Viniciusin. Nëse ai do të ishte 90% i gatshëm, do të preferoja të thërrisja dikë tjetër që mund të garantojë 100%, sepse konkurrenca në sulm është e madhe”, shpjegoi trajneri italian.
PANORAMASPORT.AL








