‘Paqja fiskale”/ Rama: Përcaktohet tavani i ri i fitimit, vetëm për ata që s’janë në konflikt me ligjin


'Paqja fiskale"/ Rama: Përcaktohet tavani i ri i fitimit,

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me sipërmarrësit e bizneseve ku është zhvilluar një dialog i hapur lidhur me “paqen fiskale”.

Edi Rama: Paqja fiskale është një zotim i yni i fushatës elektorale dhe sot është ligj. Pavarësisht disa debateve, të cilat nuk arritën ta adresojnë thelbin e kësaj nisme, sot jemi në kushtet që, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, ta zbatojmë atë. Është një nismë për të ndërtuar një urë të re besimi dhe ndërveprimi të shëndetshëm mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Nuk është shpikje e jona; vetë togfjalëshi “paqë fiskale” ka lindur në Romën e vjetër dhe është një instrument i përdorur prej mijëra vitesh. 

Një instrument për t’i dhënë sipërmarrjeve që s’janë në konflikt me ligjin dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontribuues legjitim. Ky rishikim i jep mundësi sipërmarrjeve të korrigjohen, vetëkorrigjohen. Për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm 5%. Kjo rrit formalizmin, nuk cenon integritetin ligjor të këtij ndërveprimi dhe ndihmon një proces ku sipërmarrja fokusohet te puna dhe te sfidat e veta, pa pasur barrën e të metave të së shkuarës. Shkon paralel me një adresim të përgjithshëm të gjobave, të cilat sipas periudhave dhe vjetërsisë shkojnë nga fshirja totale te pagimi përmes kësteve, prapë me lehtësira.

Në themel ka marrëveshjen me sipërmarrjen mbi përcaktimin e tavanit të ri të fitimit, bazuar në një projeksion shkencor të fitimit mbi fitimin e viteve të shkuara, plus mbi propozimin për të pranuar si fitim të vitit një shifër X. Administrata bie dakord dhe s’ka asnjë lloj inspektimi që rëndon shpesh herë shumë më tepër se barra fiskale.

Poll



Source link

Scroll to Top