“Paqja Fiskale”/ Ministri Malaj: Nuk është amnisti, por shansi i fundit për debitorët para se të merren masat!


"Paqja Fiskale"/ Ministri Malaj: Nuk është amnisti, por

Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjet e paketës fiskale. Fokusi kryesor ishte tek prezantimi i dy nismave ligjore të njohura si ‘Paqe Fiskale’, me bizneset që kanë detyrime tatimore të papaguara, ku borxhet më të vjetra se 10 vite fshihen automatikisht. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të projkeligjit për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore, do të fshihen automatikisht gati 1 miliardë euro. 

Malaj theksoi se nëpërmjet paqes fiskale nuk do të falet asnjë përgjegjësi penale, por do të arrihet mbyllja e borxheve të vjetra që tashmë janë parashikuar. Ministri theksoi se në fakt, paqja fiskale është një mundësi për bizneset dhe individët që të çlirohen nga borxhet më të vjetra se 10 vjet. Ndërsa për borxhet me vjetërsi 5 deri në 10 vjet ofrohet mundësia kundrejt një pagesë të detyrimit tatimor në masën 50% nëse paguhet brenda datës 30 qershor 2026, 

“Ne nuk jemi duke ndërmarrë një amnisti fiskale. Nëpërmjet paqes fiskale ne nuk falim asnjë përgjegjësi penale. Nuk garantojmë imunitet për askënd dhe mbi të gjitha nuk i shërbejmë askujt që mund të jetë nën hetim apo në procese gjyqësore. Me projektligjin e Faljes së Detyrimeve Tatimore dhe Doganore, mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra që tashmë janë parashkruar. Më konkretisht mund të themi se marrëveshja e pagës fiskale, e cila do të zbatohet për periudhën 2026-2028. Praktikisht falja e zotit të detyrimeve tatimore të doganore, nga ana tjetër parashiko faljen plotësisht të çdo borxhi që është më i vjetër se sa 10 vjet. Për borxhet me vjetërsi 5 deri në 10 vjet ofrohet mundësia që duke marrë në konsideratë edhe gjendjen financiare, kundrejt një pagesë të detyrimit tatimor në masën 50% nëse ky detyrim tatimor paguhet brenda datës 30 qershor 2026, ose pagesës së detyrimit tatimor prej 75% në qoftë se ky detyrim paguhet brenda 31 dhjetor 2026.”, tha Malaj.

“Projektligji nuk do të falë detyrime të papaguara”, theksoi Malaj, duke sqaruar edhe një herë se ky është shansi i fundit për debitorët përpara se sa të hynë në fuqi dhe masa shtrënguese për vjeljen e detyrimeve tatimore, deri në konfiskime. 

“Ritheksojmë dhe njëherë se me këtë projekt ne nuk paraqesim të falim detyrime e papaguara, qofshin këta evazorë që janë në ndjekje penale, apo ndaj atyre që kanë nisur një hetim tatimor, apo për bizneset që kanë një vendim të formës së prerë nga gjykata. Ndaj edhe ky është shansi i fundit që ne u japim debitorëve përpara se sa të hynë në fuqi dhe masa shtrënguese për vjeljen e detyrimeve tatimore. Administratë tatimore nga ana tjetër po vijon punën për të forcuar masat e mbledhjes së forcës, këtë detyrime tatimore, duke zbatuar masa që shkojnë deri në bllokimin e llogarive bankare, konfiskime dhe shitje të aseteve në mënyrë që të mundësohen detyrimet tatimore”, tha Malaj.

Paqja fiskale do të nisë në janar, ku 213 mijë tatimpagues debitorë, do të mund të përfitojnë ulje të gjobave e kamatave, kurse çdo borxh i krijuar para 2016-ës falet plotësisht. Por opozita ka patur kritika për paketën fiskale, për të cilën thotë se nuk është dorëzuar ende në Kuvend dhe shprehet se nuk ka ven për miratimin e këtij projekt buxheti. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se nuk ka buxhet pa paketë fiskale./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top