Pak orë pas ndryshimeve, kryeministri Rama mbledh ministrat! Çfarë pritet nga mbledhja…


Pak orë pas ndryshimeve, kryeministri Rama mbledh ministrat!

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të premteje ministrat. Bëhet fjalë për mbledhjen e përjavshme, e shtyrë prej dy ditësh. Kjo mbledhje vjen vetëm pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar. 

Riorganizimi lë jashtë kabinetit qeveritar Belinda Ballukun, e cila mbante dy postet si zëvendëskryeministre dhe ministre e energjisë dhe infrastrukturës. Albana Koçiu, e cila mbante postin e ministres së brendshme, do të jetë numri dy i qeverisë. Ndërkohë, Enea Karakaci do të jetë ministri i ri i Infrastrukturës dhe energjisë. 

Besfort Lamallari largohet nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe kalon në krye të Ministrisë së Brendshme, duke zëvendësuar Koçiun ndërsa drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë e merr Toni Gogu.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, merr drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, post që deri tani mbahej nga Elisa Spiropali.

Pirro Vengu është larguar nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa në vend të tij është emëruar Ermal Nufi.

Ndryshimet në qeveri:

Ikën Belinda Balluku- zëvendësohet nga Albana Koçiu

Besfort Lamallari – Minister i Brendshëm- zëvendeson Albana Koçiun

Toni Gogu – Ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha – Minister i Jashtem- ikën Elisa Spiropali

Enea Karakafi- Ministër Infrastrukture dhe Energjitike-zevendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi –Ministër i Mbrojtjes- ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili- Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin-zëvendeson Toni Gogun

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top