“Padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës”, Rama takon Thaçin në Hagë: E gjeta komandatin në formë e të buzëqeshur!


"Padrejtësi ulëritëse në zemër të

edi rama

HAGË- Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Hagë me ush-presidentin Hashim Thaçi. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama publikuar një foto nga Haga, teksa shkruan se Thaçin e kishte gjetur në formë të qetë e të buzëqeshur. Kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë edhe detaje nga biseda e tyre, nga famija, miqtë e përbashkët, për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa zbulo librin e fundit që i ka dërguar. 

“Një padrejtësi ulëritëse”, e quan Rama të gjithë çështjen dhe procesin që ka vijuar prej 5 vitesh në zemër të Europës demokratike. 

Postimi i plotë i Ramës:

Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë.

E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale që i ishin hequr krahasimisht me herën e kaluar – një turp më vete me një fjalë! Kemi folur për familjet, për miqtë e përbashkët, për Shqipërinë e për Kosovën, për “Skënderbeun” e Aurel Plasarit, që ia pata çuar më parë, për librin e fundit të Kisingerit që ia çova këtë herë, e për dy a tre libra të tjerë nga moria e leximeve të tij në këtë vend, të cilin
me të qeshur Hashimi e quan “institut”.

Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë.

Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, prej më shumë se pesë vjetësh tanimë, në mes të Europës së lirisë, demokracisë e shtetit ligjor.

Më herët, gjatë diës, Rama ndau një komunikim publik me qytetarët në rrjetet sociale, ku njoftoi nisjen e tij në Hagë për t’u takuar me Thaçin. Rama u shpreh se drejtësi ndërkombëtare ‘ka lënë kokrrën e namit’ sa i përket procesit të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa shtoi se uron që vitim e adhshëm të shpallë pafajësinë e tyre./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top