Opozita zbret nesër në shesh, Berisha: 24 Janar është dita e gjykimit!


Opozita zbret nesër në shesh, Berisha: 24 Janar është dita e

sali berisha

TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë nesër, 24 janar, protestën kombëtare, teksa kryedemokrati Sali Berisha në një  konferencë për mediat iu bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen. Një ditë para protestës, Berisha e konsideron të shtunën e 24 janarit, një ditë të revoltës dhe guximit, teksa shprehet se nesër qytetarët do t’i bëjnë gjyqit kryeministrit Rama. Teksa vijoi me kritika dhe akuza në drejtim të kryeministrit, duke e cilësuar ‘armikun e shqiptarëve’, sipas Berisha ‘nesër do të jetë dita e gjykimit’ për të.

“Nesër është prova e madhe, është dita e guximit, e revoltës, e zemërimit, e ngadhënjimit qytetar mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë, që ka pllakosur këtë vend nga ditët e zeza të diktaturës hoxhiste gjer sot. Nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi. I bën gjyqin kryeministrit të lidhur kokë e këmbë me vrasës, banditë, trafikantë. I bën gjyqin antishqiptarit më të zi të kohërave që ka përzënë nga ky vend në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane, pa llogaritur hapësira të tjera. Nesër i bën gjyqin një armiku të egër të lirive të shqiptarëve, të votës së tyre. Një njeriu që qëndron në pushtet duke përdorur çdo mjet të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën. Por nesër është dita e gjykimit të popullit shqiptar për një organizatë kriminale që nuk e ka sot asnjë vend tjetër në Europë.”, tha Berisha.

Partia Demokratike ka paralajmëruar se në 24 janar do të mbajë një protestë fuqishme përpara Kryeministrisë. Më 24 janar në orën 17;00 do të mbahet protesta e radhës kombëtare e Partisë Demokratike, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se opozita zhvilloi protestën e parë kombëtare më 22 dhjetor 2025, tubim i cili u shoqërua edhe me tensione, ku në përfundim të fjalimit mbyllës të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protesuesit hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe hoqën gardhin metalik. Një qytetar u përfshi nga flakët dhe një efektiv policie u plagos./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top