Olsian Çela kundër Kodit të ri Penal: Po mirë mo, si paskemi jetuar në paligjshmëri, ku do ikim?


Olsian Çela kundër Kodit të ri Penal: Po mirë mo, si

Olsian Çela

TIRANË-Kryeprokurori Olsian Çela kritikoi ashpër Kodin e ri Penal në Komisionin e Ligjeve. Çela theksuar se teknika e përdorur për hartimin e Kodit nuk është në lartësinë e duhur. Sipas tij drafti nuk ka një analizë dhe nuk paraqet asnjë reflektim të nevojave të shoqërisë.

Olsian Çela: Për Kodin Penal unë kam mbajtur një qëndrim që është parimor. Nuk dua të hyj në detaje, por si jurist, praktikues i ligjit dhe pozicionit pastaj, më takon të përfshihem. Nëse doni të pyesni prokurorë, gjykatës, se cilat janë problemet me kodin që kemi. Kjo është pikënisja. Ende unë sot nuk kam një informacion analitik mbi problemet që ka ky Kod, që ka zgjetur zbatim prej 1995-ës dhe aplikohet pa probleme serioze nga gjykatat dhe prokuroritë. Në mungesë të një analize, unë shoh problem me konceptimin e një procesi të tillë. Kjo mënyrë, kjo pikënisje përcakton edhe metodologjinë që do ngrihet puna. Nëse do dijmë sot problemet që ka Kodi, cila është strategjia, cilat janë problemet që kemi raportuar mbi Kod, deri në vitin 2024 s’kemi raportuar asnjëherë për probleme serioze. Ndryshimet u janë përshtatur nevojave. Cila është filozofia, ku do ikim? Cilat janë objektivat, vetëm përafrimi me direktivat e integrimit?! Ka një vizion?! Çfarë do bëhet me dhunën në familje, politikat për drogën, do jetë kod më represiv apo më pak represiv? Nëse më thoni mua, ky Kod do jetë vizioni që unë kam për botën. Këtu nis problemi! Jemi njohur me një draft në vitin 2023 dhe na është kërkuar të çojmë një përfaqësues për të diskutuar. Nuk shoh aty një reflektim të nevojave të shoqërisë. Draft me 900 e ca nene…Po mirë mo, ne paskemi jetuar në paligjshmëri të madhe, ku shumë veprime të padënuara, do i dënojmë tani e tutje?! Teknika e dispozitave nuk është në lartësinë e duhur.

Ligjet e reja në Kodin Penal do të diskutohen në 25 tryeza. Kodi Penal aktual është miratuar në vitin 1995 dhe që prej asaj periudhe ka pësuar 32 ndërhyrje, nga të cilat 23 ndërhyrje legjislative dhe 9 ndërhyrje me vendime të Gjykatës Kushtetuese. Drafti i ri pritet të kalojë për miratim në Kuvend në sesionin e ri parlamentar që nis në shtator./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top