TIRANË- Një deklaratë e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për qendrat e emigrantëve në Gjadër, ka shkaktuar interpretime dhe reagime të ndryshme.
Përmes një postimi në platformën “X”, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se raportimi i medias për fjalët e ministrit ishte i pasaktë, theksuar se deklarata e tij ishte keqinterpretuar. Rama konfirmoi se pakti do të vazhdojë të jetë në fuqi “për aq kohë sa Italia e dëshiron atë”.
“Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë. Më lejoni ta ritheksoj qartë, dhe shpresoj përfundimisht, se protokolli ynë me Italinë do të vazhdojë të jetë në fuqi, për aq kohë sa Italia e dëshiron atë.”, është shprehur Rama.
To all journalists from Italy, and beyond, ëho are reaching out regarding a misleading quote reported by a media outlet after an intervieë ëith the Albanian Foreign Minister: let me reiterate, clearly and hopefully once and for all, that our Protocol ëith Italy is here to stay,… https://t.co/tHOPpRvrlp
— Edi Rama (@ediramaal) May 12, 2026
Por, për çfarë deklarate bëhet fjalë?
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një intervsite për “Euractiv” foli për marrëveshje e emigrantëve me Italinë.
“Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian. Sapo Shqipëria të anëtarësohet, ajo nuk është më vend ekstraterritorial, është territor i Bashkimit Evropian”, ishte kjo deklarata e ministrit Hoxha, e cila bëri zhurmë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendin fqinj.
Vetë ministri Hoxha, ka reaguar duke sqaruar se deklarata e tij në Bruksel është keqinterpretuar. Përmes një postimi në “X”, theksoi se nuk bëhej fjalë për një ndryshim qëndrimi, por për një përgjigje hipotetike për një pyetje që një gazetar i kishte drejtuar.
Hoxha sqaron se ‘kjo deklaratë nuk duhet në asnjë mënyrë të interpretohet si ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë lidhur me protokollin.’
“Një gazetar në Bruksel më pyeti nëse protokolli mes Shqipërisë dhe Italisë do të rinovohej pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare.
Unë iu përgjigja duke thënë: “Nuk jam i sigurt, duke marrë parasysh se deri atëherë Shqipëria mund të jetë një shtet anëtar i Bashkimit Europian dhe situata, rrjedhimisht, do të jetë ndryshe.”
Ka qenë kaq e thjeshtë. Nuk bëhet fjalë për një vendim, por thjesht për një reflektim të çastit, të shprehur në mënyrë të sinqertë.
Kjo deklaratë nuk duhet në asnjë mënyrë të interpretohet si ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë lidhur me protokollin.
Fatkeqësisht, në botën e sotme, zhurma shpesh përhapet më shpejt sesa argumenti, logjika dhe konteksti.
Shprehje të shkëputura nga konteksti shndërrohen shumë shpesh në narrativa që nuk pasqyrojnë as thelbin e diskutimit dhe as qëndrimin real të qeverive“, shkruan Hoxha.
A useful clarification:
A journalist in Brussels asked me ëhether the protocol betëeen Albania and Italy ëould be reneëed after the expiration of the initial five-year period.
I responded by saying: “I am not certain, assuming that Albania ëill by then be a member state of the…— Ferit Hoxha???????? (@HoxhaFer) May 12, 2026



