TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi në Samitin e sotëm mes liderëve rajonalë dhe përfaqësuesve europianë, se Ballkani Perëndimor nuk po kërkon lëmoshë dhe as nuk po lutet për t’u futur në BE. Sipas Ramës, vendet e Ballkanit kanë dhënë rezultate për të treguar se janë gati, ndërsa theksoi se rajoni nuk do të hyjë në BE si i ftuar, por për ekonominë, të ardhmen dhe sigurinë e tij. Madje, kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje Europës që të zgjedhin Ballkanin, pasi mund të jenë truprojat e Evropës.
“BP nuk po kërkon ndere, askush nuk po kërkon nder, apo thërret për tu shpërblyer me ëmbëlsira, gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe mund e djersë. Falë zotit nuk duhet gjatë, ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë po po provojmë se jemi gati, po japim rezultate. Sa i takon pjesës së konvergjencës, Evropa bëhet më e fortë nëse BP është stanjacion, atëherë Evropa bëhet më e dobët. Ta përmbyll duke iu thënë qytetarëve se nuk po ecim drejt Evropës me duart bosh, e aspak si ata që lypin lëmosha por me rezultate te arritura, reforma dhe detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në cdo hap. Do të vazhdojmë përpara derisa BP të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribues për ekonominë, të ardhmen dhe sigurisë së tij. ër sigurinë tuaj, zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Zgjidhni ballkananit, ne mund të jemi truprojat e Evropës dhe më pas do të ndihet më e qetë.”, tha Rama.
/ZËRI



