Interi është mundur me shifrat 3-1 në “Diego Maradona” përballë Napolit. Pas ndeshjes kanë shpërthyer polemikat për penalltinë që u dha avantazhin vendasve në pjesën e parë.

Sipas ish-gjyqtarit italian Luka Mareli, i cili bën moviolën për “DAZN”, vendimi ishte i gabuar, pasi Di Lorenco kërkonte kontaktin me Mikhtarjan dhe jo e kundërta.
“Vërshëllehet një penallti me 6-7 sekonda vonesë, pasi është asistenti që ia sinjalizon gjyqtarit. Mikhtarjan nuk ndryshon vrapimin e tij, shkon drejt, ndërsa Di Lorenco zgjat këmbën dhe shkon të kërkojë kontaktin me Mikhtarjan.
Në këto vite na kanë thënë që gjyqtarët nuk do të shpërblenin ata që shkojnë të kërkojë kontaktin në zonën e rreptësisë, por sot nuk ishte kështu. Nuk ishte e thjeshtë që VAR-i të ndërhynte për ta kthyer mbrapsht, por sipas mënyrës që e shoh unë, duhej anuluar. Por gabimi është i asistentit, i cili nuk duhet të thërriste kryesorin”, tha Mareli.
PANORAMASPORT.AL

![penalltia napoli inter]](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2025/10/penalltia-napoli-inter-300x194.jpg)






