Nuk morën lejen e Policisë, Berisha: Organizojmë protesta paqësore, molotovët nuk i hedhim ne!


Nuk morën lejen e Policisë, Berisha: Organizojmë protesta

Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vendimin e Policisë së Shtetit, e cila nuk i dha leje Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën e planifikuar pasditen e sotme, në orën 18:00. Në një dalje për mediat, pak orë para nisjes së tubimit, Berisha ka theksuar se opozita organizon protesta paqësore. 

Berisha ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në fitore, ndërsa tha se molotovët nuk i organizon Paria Demokratike. Madje sipas tij, në protestën e fundit ishte policia ajo që hodhi molotov drejt protestuesve. 

“Protesta është paqësore. Po të mos e kishim, nuk do të thoshim “protestë paqësore”. Ne e kemi platformë këtë. Ne jemi opozitë demokratike. Opozita nuk ka banditë. Ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre dhe nuk ka asnjë impresion opozita. Do të vazhdojmë gjer në fitore të plotë. Këta minj që po ikin do të kapen kudo që të jenë. Të vjedhësh 13 vite dhe, në momentin kur merr vesh që është lëshuar fletë-arresti, ia mbath dhe ikën… Së pari, korrupsioni do të shpallet krim i rëndë; largimi do të shpallet krim që dyfishon dënimin. Kjo do të thotë se do të kalben në burg për këtë largim që bëjnë. Skenari është atje. Molotovët nuk i organizon PD. Nëse shihni inskenimet që i përgatisin dhe i japin me foto. Nuk i ha kush. Në protestën e fundit ishte policia që hodhi molotov drejt protestuesve”, tha Berisha.

Poll



Source link

Scroll to Top