
TIRANË- Tensionet mes Partisë Demomratike dhe ish-deputetit Ervin Salianji duket se nuk kanë mbaruar me paraqitjen e këtij të fundit në protestën e sotme.
Sekretari i PD, Flamur Noka e ka larguar Salianjin nga grupi në WhatsApp i Kryesisë së partisë. Ky largim vjen pas deklaratës së Salianjit nga protesta, ku u shpreh se askush nuk mund ta largojë nga Partia Demokratike.

Kujtojmë që Ervin Salianji ka ndërmarrë në javët e fundit një lëvizje të re me takime me simpatizantë dhe anëtarë të PD në të gjithë vendin, takime që kreu i partisë, Sali Berisha, i ka cilësuar si nisma personale dhe pa lidhje me partinë.
Poll



