Nuk kanë fund problemet te Reali, Vinicius takon Perez dhe i komunikon vendimin drastik

Nuk kanë fund problemet te Reali, Vinicius takon Perez dhe i komunikon vendimin drastik

Nov 24, 2025 | 18:27






























Nuk kanë fund telashet te Real Madrid, siç ndodh zakonisht kur në radhët e kësaj skuadre krijohet një grup tjetër “galaktikësh”. Egot personale dalin mbi ekipin dhe shpesh, kur një trajner nuk arrin t’i kontrollojë siç duhet, situata përshkallëzohet.

vinicius

Prej muajsh diskutohet e ardhmja e brazilianit Vinicius, i kaluar në plan të dytë me mbërritjen e Mbape dhe me një rol edhe më të vogël që kur drejtimin e skuadrës e ka marrë Çabi Alonso. Situata është përkeqësuar aq shumë, sa “The Athletic” bën të ditur se tashmë braziliani ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij.

Gazeta britanike bën të qartë se braziliani ka takuar presidentin Florentino Perez dhe i ka bërë të ditur se nuk ka ndër mend të hedhë më firmën në një marrëveshje të re, për sa kohë që vazhdon të trajtohet në këtë mënyrë nga Çabi Alonso i cili e lë vazhdimisht në stol. Palët raportohet se janë takuar në muajin tetor dhe që atëherë, Vinicius ka bërë të ditur se nuk e ka problem të gjejë një sistemim tjetër.

Sigurisht nuk është vetëm çështja e trajnerit, por edhe e pagës që i ka ofruar Reali për një marrëveshje të re, përtej asaj ekzistuese që përfundon në vitin 2027. Vinicius aktualisht përfiton 18 milionë euro neto në sezon te Reali, i cili ka ofruar 20 milionë euro. Por braziliani ka kërkuar një shifër më të lartë, për t’iu afruar e kaluar asaj që përfiton Mbape, plot 30 milionë euro. Dhe nëse kushtet nuk plotësohen, në verën e vitit 2026, mund të detyrojë Realin që ta shesë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top