Nuk kanë fund problemet për Juventusin, titullari i skuadrës dëmton meniskun dhe duhet të operohet: Dëgjova një kërcitje

Nuk kanë fund problemet për Juventusin, titullari i skuadrës dëmton meniskun dhe duhet të operohet: Dëgjova një kërcitje

Dec 3, 2025 | 16:22






























Nuk kanë fund lajmet e këqija te Juventusi, që po humb elementë të rëndësishëm njëri pas tjetrit. Pas Dushan Vlahoviç, i cili do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 3 muaj, ka ardhur një tjetër lajm i keq për Spaletin.

sdfdsfsfdsfdsfdsfdsfdsfd

Mbrojtësi Federiko Gati, mbeti i dëmtuar në ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Udinezes dhe u desh që të linte fushën e lojës në pjesën e dytë të saj.

Që në momenti e parë u kuptua se kishte diçka serioze dhe vetë komenti i lojtarit “dëgjova një kërcitje”, tregoi se kishte problem jo të vogël.

Mbrojtësi u paraqit sot me paterica në “J-Medical” dhe kreu atje vizitat përkatëse për të vlerësuar shkallën e dëmtimit në gju dhe sipas asaj që është mësuar, ka pësuar një dëmtim në menisk.

Kësisoj, ai do të detyrohet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, të qëndrojë pushim absolut për një muaj dhe pastaj të vendoset terapia e riaftësimit të tij. Gjë që do të thotë se do të jetë jashtë për një periudhë disamujore nga radhët e bardhezinjve, të cilët po humbasin elementë njëri pas tjetrit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top