“Ngrihu dhe vazhdo përpara, ngrihu dhe vazhdo përpara, si gjithmonë.” Këto janë fjalët e kapitenit Lautaro Martinez, i lënduar nga një tjetër humbje në derbi kundër Milanit, por që tashmë shikon përpara për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Atletiko Madrid.

Megjithatë, ka një aspekt në të cilin Tuttosport, donte të përqendrohej, këtë sezon, sulmuesi argjentinas i Interit nuk ka shënuar në ndeshjet kokë më kokë kundër ekipeve të mëdha.
Juventusi, Roma, Napoli dhe Milani janë skuadrat e mëdha kundër të cilave ai nuk ka gjetur golin, ndryshe nga ajo që arrin të bëjë në Evropë dhe kundër kujtdo, me katër gola në tre paraqitje.
PANORAMASPORT.AL








