“Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal”, Rama: Negociatat me BE i mbyllim brenda mandatit tonë!


"Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na

edi rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partia Socialiste se negociata me Bashkimin Europian do të mbyllet brenda mandatit të katërt. Rama theksoi se negociatat nuk janë ndalur për asnjë sekond. Kreu i qeverisë nënvizoi se Raporti i Komisionit Europina për Shqipërinë është i shkëlqyer, duke shtuar se ‘nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që e ndal këtë rrugëtim’.

“Tjetra që është shumë e rëndësishme që ne duam ta komunikojmë me publikun, pasi nuk është vetëm një çështje teknike, ne e ngritëm çështjen e anëtarësimit në BE, në një çështje mes nesh dhe atyre që kishim nga mbrapa, që pretendonin se do na kapnin këmbët dhe do na rrëzonin. Është shumë e bukur se si është kthyer përmbys historia. Deri dje dilnin dhe thonin se kjo është imagjinare dhe nuk ka për të ndodhur kurrë dhe papritur para disa javës u hodhën të gjithë nëpër tenxhere, duke thënë se sa ishim te dera na i prishën.

Më ka bërë shumë përshtypje dhe është shumë gjynah që ata që i ofrohen publikut, me një pagë goxha të madhe në televizionet humoristike, pasi ata humoristët më të pazakontë që unë kam parë, sepse i thonë me shumë seriozitet ato që thonë. Këta bëjnë në parlament të kundërt, ndërkohë që 10 prej tyre duhet të çoheshin në këmbë dhe të thoshin do të dorëzohemi vetë sepse do shkojmë në BE. E thjeshta fare dhe e vërteta është që negociatat për BE nuk janë ndalur në asnjë sekondë. Raporti i Komisionit Europian për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë. Negociatat për BE ne do i mbyllim brenda mandatit tonë. Nuk ka mërgatë qyqesh në Bruksel që na ndal ne dhe Shqipërinë në këtë proces. Nuk ka më nga ata që ia grabitën Shqipërisë, gjënë më të shtrenjtë, kohën, t’ia grabisin akoma. Ndërkohë që në administratën tonë ka një armatë të tërë që punon çdo ditë për negociatat”, tha Rama.

Poll



Source link

Scroll to Top