Nuk garon që nga Olimpiada, legjenda Biles: Kam zmadhuar gj*ksin

Nuk garon që nga Olimpiada, legjenda Biles: Kam zmadhuar gj*ksin

Nov 7, 2025 | 17:22






























Simone Biles, gjimnastja më e suksesshme në histori, me shtatë tituj olimpikë, nuk ka marrë pjesë në gara që nga triumfi i saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Pas asaj arritjeje madhështore, 28-vjeçarja vendosi të marrë një pushim të gjatë, duke hequr dorë nga i gjithë sezoni dhe Kampionati Botëror në Xhakarta, për t’u përqendruar në ekuilibrin mes shëndetit fizik dhe atij mendor.

Screenshot 2025-11-07 171210

Gjatë kësaj periudhe larg pedanave, kampionia me 23 tituj botërorë zbuloi në një intervistë për “E! News” se i është nënshtruar tri ndërhyrjeve estetike.

Ndërhyrjet e zbuluara nga Simone Biles, përfshijnë: Zmadhim gjoksi (mastoplastikë shtesë), për modifikimin e formës ose volumit të gjirit, blefaroplastikë të poshtme për korrigjimin e qeseve nën sy dhe rregullim të llapave të veshëve. Biles shpjegoi edhe arsyet për dy prej tyre:

“Kisha disa qese të dukshme nën sy dhe, kur isha më e re, më ishte shqyer llapa e veshit pasi mu këput një vath”, tregon me sinqeritet gjimnastja. E ardhmja e kampiones amerikane në arenën konkurruese mbetet ende e pasigurt.

A do ta shohim sërish në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”? Biles është e rezervuar, por e vendosur të jetë pjesë e tyre në një mënyrë apo tjetër: “Në një formë ose në një tjetër, do të jem në Lojërat e 2028-ës, nuk e di ende nëse do të jem në garë apo në tribuna”, përfundoi Simone Biles.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top