“Nuk është çështje partie”, Spiropali për Bordin e Paqes: Ftesa e Trump për Ramën jo e zakonshme…


“Nuk është çështje partie”, Spiropali për

elisa spiropali

TIRANË- Ditën e sotme u miratua me 13 vota pro projektligji për Bordin e Paqes për Gazën, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit. Pas votimit në Komisionin e Jashtëm, ky projektligj u diskutua edhe në seancën plenare.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj theksoi se pjesëmarrja në këtë mekanizëm nuk është një çështje partie, por një çështje shteti, e cila mbetet e rëndësishme pavarësisht se kush drejton qeverinë.

Ajo theksoi se Bordi i Paqes lind në një kohë të vështirë, ku ndryshimet globale po ndodhin me shpejtësi dhe ku konfliktet e vjetra po thellohen, duke rritur nevojën për qasje të reja dhe për përgjegjësi reale nga vendet që ulen në tryezën ndërkombëtare.

Spiropali: Pak ditë më parë, Donald Trump i ka drejtuar kryenminsitrit Edi Rama një ftesë që nuk është e zakonshme, një ftesë që e pozicionon vendin tonë si anëtare themeleuese e një mekanizmi të ri ndërkombëtar, Bordi i Paqes. Për të qenë aty që në fillim, në ndërtimin e këtij mekanizmi. Kjo nuk është çështje partie, është çështje e shtetit shqiptar. Në këtë sallë kemi dallime politike, kjo është normale. Por  ka momente kur këto dallime nuk na ndihmojnë dhe ky është njëri prej tyre. Sot Shqipëria ka nevojë për qetësi, maturi, unitet. Ky është një vendim që do të mbetet në kohë pavarësisht se kush është sot në qeveri. Bordi i Paqes nuk lind në një kohë normale, lind në një kohë që po ndryshon shpejt. Konflikte të vjetra nuk po mbyllen, por po thellohen. SHBA në këtë realitet ka zgjedhur një qasje të re, një qasje që kërkon përgjegjësi reale nga ata që ulen në tryezë.

Sot nuk ka rëndësi sa i madh je në hartë, por sa i besueshëm je në sjellje, sa koherent je në aleanca. Shqipëria e ka ndërtuar këtë besueshmëri. Ajo nuk ka ardhur vetvetiu ka ardhur nga një orientim i qartë, partneriteti me SHBA. Ky partneritet nu kështë slogan, është histori konkrete. Kjo besueshmëri nuk është abstrakte, lidhet me një drejtim që ka pasur Shqipëria në këto vite dhe mënyrën se si Rama e ka përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, me guximin për të krijuar aleanca aty ku të tjerët shihnin vetëm kufij, me aftësinë për të krijuar besim aty ku të tjerët shikonin vetëm formalitete diplomatike dhe me vendosmërinë për të mbajtur Shqipërinë në anën e duhur të historisë.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ka ndezur sot Kuvendin, me socialistët që e kanë futur relacionin me procedurë të përshpejtuar. Në Komisionin për Politikën e Jashtme, u rrëzuan amandamentet e PD, që kërkoi që Shqipëria të përfaqësohej nga presidenti Begaj dhe jo nga kryeministri. Vetë Rama i pranishëm në seancë, dha sqarime se pse nuk ishte i pranishëm sot në Davos, ku Trump nënshkroi marrëveshjen me 19 shtete, përfshirë dhe Kosovën./ZËRI 

Poll



Source link

Scroll to Top