“Nuk e shpall dot të pafajshme, por…”, Rama: Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit


"Nuk e shpall dot të pafajshme, por...", Rama: Balluku do të

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Belinda Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese e qarkut të Fierit, duke qenë sërish deputete, pavarësisht të gjitha problemeve me dretjësinë. Pas prezantimi të raportit të PS për imunitetin e Ballukut, Rama deklaroi se ‘nuk do ta kalojë vijën e kuqe, për ta shpallur atë të pafajshme’, por theksoi se askush si ajo nuk mund t’i mbajë kontaktet me territorin.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se nuk ka ndër mend ta shpallë ‘hero’ apo ‘të pafajshme’, teksa shtoi se ‘nuk është aspak e lehtë të punosh me të.’

“Ndërkohë që Balluku u kthue në ‘shtrigën’ që duhet djegur me zjarr molotovësh dhe tërë fondet e mobilizuara si asnjëherë më parë, u kthyen në para të grabitura prej asaj vetë, sot dua tu them shqiptarëve se ndryshimin epokal që vijon dhe do vijojë në infrastrukturë dhe energjitikë, nuk e solli koha, as thjesht paratë, nuk e solli askush dhe asgjë tjetër përpos votës së tyre për këtë parti për qeverinë e kësaj partie, ku bën pjesë edhe Balluku si anëtare e kryesisë së PS, si një ndër njerëzit tanë më të votuar, e cila për 6 vjet drejtoi MIE, pa orar duke luftuar pa reserve, për të realizuar objektivat e programit tonë, në këta dy sektorë shumë të rëndësishëm.

E di që mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret e saj në territor burojnë nga fuqia që ajo kishte, kjo mbetet për t’u parë në zgjedhjet e afërta ku ajo do vijojë të drejtojë qarkun.

Pak kush nga ne mban si Belinda kontaktet me territorin duke shkuar rregullisht. Nuk kam në plan ta shpall as hero e as viktimë Belindën sot, dhe uroj që prokuroria të shterojë cdo pistë që mund të cojë te korrupsioni, në fund të ditës cdo kush pas të 18-ave varet vetëm te këmbët e veta. Unë si kryeministër nuk e kam as të mundur e as të lejuar, që t’i mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori. Nuk kam ndërmend t’ju them që Belinda është një njeri që durohet lehtë në punë, pasi e dimë të gjithë sa e lehtë është të merresh me të.

Nuk kam ndërmend ta shpall të pafajshme apo të shkel për të vijën e kuqe që e kam viztuar para deputetëve në këtë sallë, që vlen për të gjithë njësoj. Janë gjëra që i takojnë avokatit, apo prokurorit apo gjykatësit, jam po s’jam unë dakord. Po nuk lë pa përmendur transforimimet e mëdha në dy sektorët që ministrja ka ndjekur. Në 6 vite janë ndërtuar rreth 1 mijë km të rrjetit rrugor kombëtar, me standarde. 40 kantiere janë të hapura në gjithë vendin dhe do jenë vlerë e shtuar, nga aksi Elbasan Rrogozhinë, te Elbasan Qafë Thana që mbyllen në 2027, duke vënë në dispozicion korridorin e VIII që u bllokua për vite nga të tjerë, për të mos u klasifikuar nga të tjerë dhe e zhbllokuam ne në samitin e BE këtu në Tiranë, dhe është shpallur korridor sigurie për forcat e NATO-s.

Edhe Elbasan Banjë, apo by pass i Fierit dhe Vlorë, janë vepra që janë kryer në këto 6 vite, ashtu si Orikum Dukat, apo tuneli i Llogarasë, që flitet në uturakët e Qimbellinjve për miliona e meleona të vjedhur, por të vetmet meleona janë ato të përfituar nga rritja e fluksit drejt detit Jon për ekonominë dhe financat e vendit.”, deklaroi Rama.

Poll



Source link

Scroll to Top