“Nuk do dal në fushatë me Berishën”, kreu i PD-së për kandidatin Binaj: Ai s’është i propozuar nga ne, por…


“Nuk do dal në fushatë me Berishën”, kreu i

berisha-binaj

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sot deklaratën e kandidatit të pavarur të opozitës, Florjan Binaj, i cili deklaroi në një dalje televizive se nuk do të dalë në fushatë me kreun e PD-së. Berisha e ka përshëndetur deklaratën e Binajt, duke theksuar se për sa kohë është i pavarur nuk ka pse të bëjë fushatë me krerët e partive. 

“E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një linjë, një grup, rrymë, të cilët vërtetë nuk realizojnë dot dallimin midis kandidatit të pavarur dhe të mbështetur nga parti politike, dhe kandidatë jopartiak të propozuar nga parti politike. Nëse është i pavarur, nuk ka pse të bëjë fushatë me kryetarët e partive. Por partitë do të angazhohen për fushatën”, tha Berisha.

Ndërkohë që mbajtja e zgjedhjeve në datën 9 Nëntor është vënë në pikëpyetje, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dje dekretin e presidentit Bajram Begaj, ndërsa do të shqyrtojë në themel ankimimin e Erion Veliajt mbi vendimmarrjen e shkarkimit të tij./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top