Norris largohet nga rrjetet sociale: Nuk dua të di asgjë

Norris largohet nga rrjetet sociale: Nuk dua të di asgjë

Nov 28, 2025 | 9:34






























Me hap të shpejtë dhe shikimin ulur, si për t’u mbrojtur nga kamerat dhe mikrofonat. Lando Norris zbarkon në Katar pas skualifikimit të dyfishtë të MekLarenit në Las Vegas, që rikthyen fuqishëm në garë rivalin më të frikshëm, Maks Vershtapen.

norris

“Në çdo takim teknik e kemi konsideruar gjithmonë si kërcënim. E dimë mirë çfarë mund të bëjë ai dhe çfarë mund të bëjë Red Bulli”, u shpreh Norris. Me holandezin tani vetëm 24 pikë larg në renditjen e pilotëve, Lando shtoi: “Nuk duhet të ndryshojë asgjë. në mendjen time gjithçka është si më parë”.

“DUHEJ TË NDODHTE” Norris pranoi dje në Katar se është larguar nga rrjetet sociale. “Nuk dua të di asgjë. E di që shumë kanë folur për mua, por kjo është pjesë e lojës. Le t’i harxhojnë ata energjitë, me mua këto lojëra nuk funksionojnë”, tha lideri i kampionatit. Një situatë jo e lehtë, pas një fundjave ku një problem teknik (konsumimi i tepruar i pjesës së poshtme të makinës) i kushtoi një vend të dytë shumë të rëndësishëm për botërorin. “Më dhembi, por në të njëjtën kohë e prisja. E ndjeja që herët a vonë do të ndodhte. Mora disa ditë pushim, u shkëputa nga gjithçka dhe tani ndihem mirë. Për mua është sikur të mos ketë ndodhur asgjë”, rrëfen britaniku.

MORALI PËRTOKË – Dhe tani vjen ndalesa e Katarit. “Do të jetë si në Meksikë, kur shkova atje duke e ditur se nuk isha më në krye të kampionatit. Jam po aq i qetë sa atëherë kur kisha 35 pikë diferencë nga Oskari”, deklaron piloti i MekLarenit. Për sa i përket shokut të skuadrës, ai shton: “Jam i bindur se edhe ai është një kërcënim në të njëjtin nivel me Vershtapenin. I konsideroj po aq të fortë”.

Australiani falënderon, por brenda vetes është tashmë i bindur se edhe dy fundjava perfekte nuk mjaftojnë për të fituar botërorin. Do të duhej pak ndihmë nga jashtë…. Vështirë t’i thuash të kundërtën, me renditjen që e gjen tani me pikë të barabarta me Vershtapenin, pasi kishte kryesuar pjesën më të madhe të sezonit. “Në garat e fundit kam vuajtur. Fatkeqësisht ka pasur edhe gabime të miat dhe kjo nuk duhet të ndodhë, por kështu shkoi”, ishte komenti i Piastrit. Kujtojmë që kanë mbetur vetëm dy deri në fund të Botërorit Sprintit. Edhe në skenarin ideal ku ai merr pikët maksimale dhe rivalët mbeten në “zero”, avantazhi do të shkonte në 32 pikë, ndërkohë që mbeten edhe 50 pikë për t’u ndarë mes garës së Katarit dhe asaj të “Yas Marina”-s. 2025 të Formulës 1: Katari dhe Abu Dabi. Eventi në i kësaj jave në Katar do të ketë edhe Sprintin e fundit sezonal.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top