Një sulmues serb mund të bëhet rivali i Brojës te skuadra e Bërnlit, këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Anglia.

Bëhet fjalë për Andrej Iliç, i cili aktualisht është pjesë e Union Berlinit në Gjermani, teksa ka përfunduar në “radarët” e klubit anglez.
Iliç është 25 vjeç dhe e ka bërë debutimin me përfaqësuesen serbe kundër Shqipërisë në datën 11 tetor të 2025, teksa shihet si një profil ideal për skuadrën e trajnerit Parker.
Ilic ka kontratë me berlinezët deri në verën e vitit 2027, ndërsa kartoni i lojtarit në fjalë arrin deri në 6 milionë euro.
Fakti që Burnley ndodhet në pozitën e parafundit të tabelës së elitës në futbollin anglezë, e bën të detyrueshme përforcimin në merkaton e janarit. Gjasat janë që të kemi një rivalitet mes Iliç dhe Brojës për vendin e titullarit.
PANORAMASPORT.AL








