Një person i tretë në mes të çiftit? Alice Campello e Alvaro Morata sërish drejt ndarjes

Një person i tretë në mes të çiftit? Alice Campello e Alvaro Morata sërish drejt ndarjes

Dec 17, 2025 | 8:43






























Situata midis Alice Campello e Alvaro Morata është delikate dhe marrëdhënia e çiftit duket se ka pak shanse për të mbijetuar.

Alice Campello dhe Alvaro Morata

Sipas mediave spanjolle: “Ekziston një person i tretë, pjesë e rrethit profesional të Alvaro në ekipin e tij të futbollit”.

Megjithatë, kjo nuk duket të jetë një rast tradhtie, por më tepër mbështetje emocionale, në të cilën futbollisti me sa duket po mbështetet gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Nuk ka pasur tradhti, por Alvaro gjeti mbështetje emocionale tek kjo grua mes kaosit të aventurës së tij profesionale. Kjo e tronditi Alice-n”, informojnë mediat rozë.

Thashethemet për tradhti qarkulluan gjatë krizës së parë midis Alice Campello dhe Alvaro Morata, por u mohuan.

Ndërkohë dyshimet për krizë në marrëdhënie mes çiftit është fakti që influencuesja mori pjesë në dasmën e shoqes së saj Isabel Peña pa bashkëshortin e saj.

“Pavarësisht nëse do ishim mirë apo jo, ai nuk do të kishte ardhur gjithsesi”, tha ajo shkurt.

Futbollisti, në fakt, po luante një ndeshje kundër Comos, gjë që mund të jetë arsyeja e mungesës së tij.

“Si në çdo marrëdhënie, ka kohë të mira dhe të këqija, dhe ndonjëherë vështirësitë personale të secilit person përfundojnë duke ndikuar në çift e në mjedisin përreth tyre. Por kjo është pjesë e jetës reale, jo ndonjë dramë. Këto gjëra u ndodhin të gjitha çifteve”, tha një burim pranë Alice Campello dhe Alvaro Morata.

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top