Një nga “binjakët e golit” të Serisë B, Shpendi: Padyshim të kënaqin zërat për Fiorentinën

Një nga “binjakët e golit” të Serisë B, Shpendi: Padyshim të kënaqin zërat për Fiorentinën

Nov 10, 2025 | 22:26






























Kristian Shpendi po përjeton një tjetër sezon prej protagonisti në Serinë B me fanellën e Çezenës, pasi është ai njeriu gol i klubit i cili po lufton për kthimin në Serinë A. I intervistuar para një aktiviteti në Itali, Shpendi ka folur rreth startit të këtij sezoni, por ka insistuar se parësore ishte mbijetesa.

kristian shpendi

“Një sezon i bukur për ne të Çezenës, ishim një skuadër e sapongjitur por kemi bërë një kampionat të bukur. Edhe këtë vit e kemi nisur mirë, dje kemi bërë një fitore të bukur para tifozëve tanë. Po shkon gjithçka mirë, shpresojmë të vazhdojë kështu.

Objektivi primar mbetet të sigurojmë mbijetesën, pastaj të shohim se çfarë do të arrijmë të sigurojmë tjetër.

Zërat për Fiorentinën? Nuk di të them nëse ka pasur diçka, nuk e kam bërë asnjëherë këtë diskutim me menaxherin tim dhe kam qenë gjithmonë i përqendruar te Çezena. Padyshim, disa zëra të tillë të kënaqin.

Objektivi? Dua të ndihmoj Çezenën dhe të shënoj sa më shumë gola që të jetë e mundur”, tha sulmuesi i cili ka tundur 5 herë rrjetën në kampionat në sezonin aktual.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top