TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 10:00 drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja vjen pas ndryshimeve të drejtuesve politikë të 6 qarqeve, të prezantuara ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së PS të mbajtur në Durrës.
Në fokus të mbledhjes pritet të jetë analiza e procesit zgjedhor brenda strukturave të partisë, si dhe organizimi i mëtejshëm në nivel lokal pas riorganizimeve të fundit.
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste u mblodh këtë të shtunë për më shumë se 3 orë në Durrës, duke çelur zyrtarisht fushatën për garën brenda partisë. Gjithashtu, Rama foli edhe tek çështje të tjera me rëndësi, teksa deklaroi se brenda këtij sesioni parlamentar do të çojnë para ligjin për referendum. Kreu i qeverisë u ndal po ashtu edhe te procesi i integrimit, shërbimet në qarqe, si dhe la porosi për forcimin e organizimit në terren.
Gjatë mbledhjes janë komunikuar ndryshime në dretjuesit politikë në disa qarqe të vendit. Rama largoi 4 emra: Benet Becin, Emirjana Sakon, Elisa Spiropalin dhe Eduart Shalsin.
Nuk u prekën nga ndryshimet: Arbjan Mazniku, Belinda Balluku, Mirela Kumbaro, Ervin Demo dhe Bledi Çuçi. Taulant Balla është vendosur drejtues qarku në Tiranë, i cili do ta drejtojë kryeqytetin së bashku me Ogerta Manastirliun dhe Damian Gjiknurin./ZËRI



