Kristian Pulisiç është kthyer përsëri këto ditë në qendër të vëmendjes, por jo për paraqitjet e tij në fushën e lojës.

Në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme ka filluar të qarkullojë lajmi se sulmuesi i Milanit dhe përfaqësueses së SHBA, ka nisur një histori me aktoren e njohur amerikane Sidnei Suini. Kjo e fundit që kur deklaroi se nuk ishte më në një lidhje, bëri të ditur se e kishin mbytur mesazhet nga futbollistët në Europë, të gatshëm të organizonin darka me të e fluturime çarter vetëm për ta takuar.
Duket se ai i cili me në fund ka siguruar një takim është Pulisiç, por lajmi në fjalë nuk ka entuziazmuar shumë publikun në SHBA. Aktorja ka përfunduar në qendër të polemikave këtë vit për disa reklama me sfond racist, ndërsa përflitej se aktualisht kishte nisur një lidhje me një biznesmen të njohur amerikan. Paralelisht, edhe Pulisiç mendohej se ishte në një lidhje me golfisten Aleksa Melton.
Për tifozët amerikanë, një lidhje e tij me Sidnei Suinin, do të ishte një shpërqendrim i madh në momentin më të gabuar, pasi pritet që ai të jetë i fokusuar vetëm te pjesëmarrja në Kupën e Botës me SHBA në muajt në vijim. Ndaj lajmi po bën bujë praktikisht për të gjitha arsyet e gabuara.











PANORAMASPORT.AL








