Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Niko Peleshi prezanton rendin e ditës (RENDI I DITËS)


Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Niko Peleshi

kuvend

TIRANË- Ka nisur në Kuvend seanca e radhës plenare. Në nisje të seancën kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, prezantoi rendin e ditës. 

Në rend dite parashikohet një interpelancë e deputetit Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla. Më pas do të zhvillohet një seancë pyetje-përgjigje me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

Gjithashtu, në rend dite parashikohet shqyrtimi i kërkesave të opozitës në lidhje me krijimin e dy komisioneve hetimore, për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e (AKSHI), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Rendi i ditës:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 9.4.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026.

2. Njoftime.

3. Erion Interpelancë Braçe. me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti

4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhxixho

5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar”.

6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.

7. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”.

8. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurinë sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s

9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen të Kuvendit shërbimet me anë e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e parlamentar që të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Poll



Source link

Scroll to Top