TIRANË- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme me qëllim miratimin e projektrezolutës për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare, duke e bojkotuar atë. Sipas PD-së, thirrja e seancës konsiderohet e paligjshme dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.
Përveç socialistëve, në sallë kanë marrë pjesë edhe dy deputetët Erald Kapri dhe Redi Muçi.
Seanca plenare e ditës së sotme po mbahet me qëllim miratimin e projektrezolutës për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”. Partia Socialiste e ka depozitoi më 13 mars, draft-rezolutën për shpalljen e Iranit si “shtet sponsor i terrorizmit” dhe shtet që përdor mjete terroriste./ZËRI



