Nis “Foltorja” e opozitës përpara Kryeministrisë, i pranishëm edhe Salianji (VIDEO)


Nis "Foltorja" e opozitës përpara Kryeministrisë, i

sali berisha-ervin salianji

TIRANË- Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës godinës së Kryeministrisë, në atë që opozita e ka quajtur “Foltore”. Dhjetëra protestues i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të protestuar, ndërsa mes tyre është parë edhe demokrati Ervin Salianji. Prezenca e tij në këtë tubim ishte e papritur, pas polemikave të ditëve të fundit, për shkak të lëvizjes së tij me strukturat në Durrës për riorganizimin e PD-së.

Tubimi i sotëm, më 8 dhjetor, tashmë i përjavshëm siç është njoftuar edhe nga kryedemokrati Berisha, përkon me lëvizjen studentore të organizuar 35 vjet më parë. Janë pikërisht të rinjtë ata të cilët kanë marrë fjalën fillimisht nga “Foltorja”, për t’ja lënë vendin më pas figurave politike dhe kreut të demokratëve, Sali Berisha.

Kjo është “Foltorja” e radhës që do të vijojë deri në një mobilizim për një protestë kombëtare, për të cilën paralajmëroi sërish sot Berisha. Megjithatë, deri më tani nuk ka ende një datë fikse për këtë. 

Partia Demokratike ëshë angazhuar kohët e fundit me mbajtjen e tubimeve, në atë që e quajnë “Foltore” përpara Kryeministrisë. Berisha ka paralajmëruar më herët se aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore në Bulevardin e kryeqytetit, për t’i lënë radhën më pas skenarit për protesta kombëtare. Sipas kryedemokratit, kjo është alternativa e vetme që mbetet, në kushtet kur opozita nuk lejohet të flasë në Parlament./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top